Bashkia Finiq, përveç veprave të rëndësishme që tashmë ka përfunduar, ndërmerr dhe iniciativa të tjera për vepra më të vogla për nga kostua, por me rëndësi të madhe për ndryshimin e pamjes estetike të territorit të bashkisë në pika kyçe. I referohemi ndërtimit të çezmës së gurtë në vendin e njohur tashmë të Ardhasovës.
Punimet filluan pak ditë më parë. Makineritë kanë sheshuar territorin dhe kanë bërë zgjerimin e tij,me qëllim krijimin e një vendparkimi dhe vendi të gjelbëruar etj. për kalimtarët. Projekti i realizuar nga arkitekti i bashkisë është gati dhe do të përfundojë në muajin Shtator.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).