Të nderuar bashkëfshatarë!
Pandemia ndryshoi jetën tonë të përditshme. Goditja për vendin tonë ishte shumë e madhe. Të gjithë mezi prisnim verën, festat e shumta në fshatrat tona dhe ngjarjet e tjera kulturore. Çdo verë vendi ynë gjallërohej.
Goditja e pandemisë nuk duhet të na dekurajojë. Ne duhet t’i gjejmë hapat tanë përsëri.
Bashkia e Finiqit merr iniciativën për të rivendosur këtë klimë gjallërie në fshatrat tona. Me turneun kulturor – takim në të gjitha zonat e Bashkisë.
Këngë, valle, grupe kulturore, ushqime, veshje dhe arte tradicionale, zakone, histori të vjetra, fshatarë, banorë të zonës dhe vizitorë të të gjitha moshave, gjyshe dhe gjyshër, të rinj dhe fëmijë të shkollës … dhe pamje mahnitëse që ofrojnë vetëm fshatrat tona.
Fillojmë pra, këtë të shtunë, më 26 qershor, në orën 19:00, në Finiq, në oborrin e kishës, për të vazhduar çdo fundjavë në fshatra dhe njësi të tjera ..
Le të rijetojmë gjallërinë dhe gëzimin dhe le t’i ndajmë ato me njëri-tjetrin.
Ju presim! Të gjithë jeni të mirëpritur!
Bashkia Finiq.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).