Ditën e premte, datë 19.10.2018, Bashkia Finiq, e përfaqësuar nga Drejtoria e Programim-Zhvillimit, Turizmit dhe Projekteve të BE-së, ka marrë pjesë në takimin e parë për nisjen e projektit Milestones II, projekt i financuar nga programi europian Interreg – IPA Cross-Border Greece-Albania 2014-2020. Takimi u mbajt në Dodonë, Prefektura e Epirit, i organizuar nga partneri kryesor i projektit – Bashkia e Dodonës. Takimi kishte si qëllim që katër partnerët e projektit, specifikisht Bashkia e Dodonës, Bashkia e Finiqit, Eforia e Antikitetit të Janinës dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë të njiheshin nga afër dhe diskutonin çështje të organizimit dhe ndërveprimit për implementimin me sukses të të gjitha fazave, aktiviteteve dhe kërkesave të projektit.
Projekti Milestones II, si vazhdim i projektit të implementuar më parë Milestones I, ka si objektiv që përmes ndërhyrjeve inovative që do të ndërmerren, të nxisë zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet turizmit dhe kulturës. Në këtë projekt përfshihen, mes të tjerash, restaurimi i Kishës së Shën Kollit Mesopotam për përforcimin e strukturave të saj dhe kthimit të vizitueshmërisë për vizitorët, restaurimi i Shtëpisë së Kulturës në Dhrovjan duke e bërë funksionale nëpërmjet përdorimit të sistemeve inovative të teknologjisë, studimi i fizibilitetit për Muzeun e ardhshëm të Finiqit, etj. Projekti do të implementohet gjatë një periudhe dy-vjeçare.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).