Me rastin e Festës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, edhe këtë vit Bashkia e Finiqit mori iniciativën për të ofruar dhurata simbolike të gjithë fëmijëve të shkollave fillore dhe kopshteve të bashkisë.
Sekretari i përgjithshëm i bashkisë, z. Vasil Talo, dhe përgjegjësja e sektorit të arsimit dhe kulturës, znj. Marieta Çili, shkëmbyen urime dhe shpërndanë lodra dhe materiale didaktike në çdo shkollë fillore dhe kopsht të bashkisë.
Fëmijët e të 11 shkollave fillore (Finiq, SMT, Vrion, Karahaxh, Vromero, Mesopotam, Dhrovjan, Livadhja, Dërmish, Navaricë, Aliko) dhe të 9 kopshteve (Livadhja, Dërmish, Aliko, Mesopotam, Vrion, SMT, Karahaxh, Navaricë dhe Finiq) shprehën gëzimin e tyre me buzëqeshjet e tyre të lumtura dhe urimet që shkëmbyen me të pranishmit.
Më poshtë vijojnë fotografitë e marra nga aktiviteti i organizuar në secilën shkollë dhe kopsht.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).