Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në muajin olimpik u organizua takimi ndërmjet shkollave 9 vjeçare të Finiqit, Mespotamit dhe Livadhjasë në lojrat e volejbollit dhe futbollit për vajza dhe për djem.Në ndeshjet e volejbollit shorti vendosi përballë shkollën e Finiqit dhe atë të Livadhjasë,ku fituese doli kjo e fundit, e cila më pas zhvilloi finalen me shkollën e Mesopotamit. Ndeshja u fitua nga shkolla e Livadhjasë e cila u nderua me kupën dhe diplomën përkatëse.
Në futboll për meshkuj u zhvillua takimi midis shkollës së Mesopotamit dhe Livadhjasë. Fitimtarë dolën djemtë e Mesopotamit, të cilët e fituan ndeshjen me rezultatin 2-1 . Atyre iu dorëzua kupa dhe diploma e fituesit.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Zyra e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve të Bashkisë Finiq, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, kishte një pjesëmarrje të kënaqshme.Transporti i nxënësve u mundësua nga autobuzët e bashkisë. Merrnin pjesë drejtorët e shkollave, si edhe punonjës të Zyrës së Arsimit, Kulturës dhe Sporteve të Bashkisë Finiq.
Me këtë rast duhet të falenderojmë mësuesit e edukimit fizik të këtyre shkollave për punën e kryer me nxënësit. Aktivitete të kësaj natyre do të zhvillohen dhe në të ardhmen.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).