Në zbatim të marrëveshjes për mbrojtjen e mjedisit dhe kryesisht për pakësimin e mbetjeve
plastike që përfundojnë në det, të cilën firmosi në fillim të vitit 2020 në Ulqin kryetari i bashkisë
z. Kristo Kiço, mbëritën në bashkinë Finiq dhjetë koshat e para të ricilkimit të mbeturinave
dhuruar nga shoqata Jo qeveritare “Bashkëpunimi Ekonomik Gjerman” GIZ. Koshat të cilat janë
bashkëkohorë do të vendosen në qendrat me aktivitet të dentur ekonomik të territorit të
bashkisë. Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës teknike autoriteti vendor do të vijojë
edhe në edukimin dhe informimin e punonjësve të pastrimit dhe të qytetarëve për kërkesat e
reja të higjienës në banesa, ndërmarrje dhe në të gjitha fshatrat.

viber_image_2020-04-21_14-14-24

viber_image_2020-04-21_14-17-06

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).