PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I EDUKIMIT NË BASHKINË E FINIQIT

Brenda kufijve të Bashkisë Finiq funksionojnë sot 10 (dhjetë) kopshte (i Livadhjasë, Dërmishit, Alikos, Mesopotamit, Vrionit, SMT-së, Karahaxhit, Navaricës dhe Finiqit), 6 (gjashtë) shkolla 9-vjeçare (e Finiqit, Mesopotamit, Livadhjasë dhe Alikos, Vrionit, Navarices) dhe 15 (pesëmbëdhjetë) fillore (e Finiqit, SMT-së, Vrionit, Karahaxhit, Vromeroit, Mesopotamit, Kranesë, Bistricës, Muzinës, Livadhjasë, Dërmishit, Navaricës, Dhivrit, Leshnicës, Alikos). Gjithashtu funksionojnë shkolla e mesme publike “Lefter Talo” në Livadhja si dhe kolegji privat “Frymë Dashurie” në Mesopotam.
Në kopshtet edukohen 136 fëmijë, në shkollat fillore 167 nxënës, në klasat e karta të shkollave 9-të vjeçare 181 nxënës, në shkollën e mesme publike të Livadhjasë 86 nxënës dhe në kolegjin privat të Mesopotamit 164 nxënës.
Në shkollat e Bashkisë mësuesit arrijnë shifrën 97 në total.

Në kuadrin e decentralizimit gradualisht bëhet transferimi i kompetencave në qeverisjen vendore ku, që vitin e kaluar kopshtet përfshihen ekskluzivisht në komunën tonë, ndërsa nivelet e tjera të edukimit përfshihen në Zyrën Arsimore të Sarandës dhe të Delvinës. Detyrimet e Bashkisë kundrejt këtyre niveleve kufizohet në mrëmbajtjen e infrastrukturës dhe të pajisjeve shkollore për mbarëvajtjen e procesit arsimor. Për momentin në Bashkinë Finiq funksionon që prej vitit 2016 Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sporteve dhe Turizmit e cila zgjidh çështje të juridiksionit të saj. Pritet të miratohet me vendim të Qeverisë drejtori e veçantë arsimi në bashkitë Finiq dhe Dropull me kompetenca të njëjta me ato të bashkive të tjera të vendit.

Pas një studimi të njerëzve kompetentë në çështje të edukimit në Bashkinë Finiq u konstatuan probleme të shumta dhe serioze kryesisht në infrastrukturë dhe në pajisjet shkollore. Problemet më të mëdha paraqiten në shkollat e Finiqit, Vrionit, SMT-së, Dërmishit, Karahaxhit, etj.
Në të gjitha shkollat para hapjes së vitit arsimor u morën të gjtha masat për përmirësimin e gjendjes së godinave shkollore në masën e mundësive financiare të Bashkisë. Numërojmë disa nga ndërhyrjet si:
– Lyerje e shkollave me gëlqere dhe me bojë plastike
– Izolime në disa shkolla të komunës (ku për vite depërtonte lagështi në klasa me çka përfshin ajo për shëndetin e nxënësve).
– Vendosje dritaresh dhe xhama të reja.
– Rinovime tualetesh (shumë ishin në gjendje të keqe).
– Vendosje aluminesh dhe pllakash higjenike.
– Rinovime godinash ku ka pasur çarje kronike në tavane dhe mure.
– Pastrime hapësirash oborri me kositës.
– Instalim kaloriferësh dhe përmirësim të ngrohjes me ngrohëse ose soba me dru zjarri etj ..
Në programin e granteve qeveritare është përfshirë ndërtimi i kompleksit të ri shkollor të Finiqit, për të cilat Komuna ka krijuar një dizajn modern dhe ka paraqitur një propozim financimi . Sipas angazhimit publik të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla në takimin e Sarandës ky projekt duket të zbatohet menjëherë. Çështja e transportit të nxënësve është i një rëndësie të madhe, pasi ajo është një problem kronik që për fat të keq ende nuk është zgjidhur plotësisht
Ligji na angazhon dhe na kufizon. Ndryshimi i këtij ligji është i nevojshëm, por nuk është kompetencë e Bashkisë. Ne si zyrë kemi dërguar tashmë një letër për Ministrinë e Arsimit me qëllim për të nxitur zgjidhjen e çështjes me propozimin për të rritur sasinë e shumës së dhënë për të siguruar biletën e nxënësve dhe mësuesve dhe për të të diversifikuar kategoritë e pagesës për nxënësit që zhvendosen nga fshatra malorë dhe të paarritshëm në qendrat shkollore. Ndërkohë, Bashkia e jonë ka siguruar me mjetet e veta transportin e nxënësve nga disa fshatra të paarritshme (të tilla si Ardhasova, Rahulla, etj)

Gjithashtu, nga të të ardhurat e Bashkisë mbulohen dhe transportimi i nxënësve dhe mësuesve në Njësinë Bashkiake të Livadhjasë. Qëllimi i Bashkisë është që të sigurojë një autobus 25 vend[sh, ose nëpërmjet programeve evropiane apo nga të ardhurat e veta për zgjidhjen përfundimtare të transportit të nxënësve.

Çështja e arsimit në Bashkinë e Finiqit është një nga shtyllat e rëndësishme të veprimtarisë së njerëzve kompetentë . Me rigrupimin e strukturës dhe përmbajtjes së kulturës greke në tërësinë e saj, do të realizohen reforma cilësore. Qëllimi ynë është që Bashkia jonë të fitojë më shumë të drejta për këtë sektor kyç.