Mire Se Erdhët

Në sajë të zhvillimit të gjerë të teknologjisë, Interneti ofron shumë mundësi për komunikim dhe informim. Një prej tyre është krijimi – hapja I nje website i cili hap nje dritare te re në komunikimin e përditshëm të bashkise me qytetarët e saj. Për këtë arsye, bashkia jonë, prej disa kohesh ka krijuar  një website të sajin, e cila është ne tre gjuhë, në mënyrë qe të lehtësohet  komunikimin tonë me ju, sidomos me ata që jetojnë larg. Për më tepër synojme qe faqja  të sherbej per promovimin e trashegimise kulturore dhe te monumenteve natyrore të rajonit , si për vizitorët nga Shqiperia ashtu   dhe per  vizitoret e huaj.

Keshtu pra,  do të donim  t’ju mirëpresim në faqen tonë të internetit, ku ju mund të gjeni  informacion mbi çështje që kanë të bëjnë me vendin( bashkine) tonë.

Së pari, e konsiderojmë të nevojshme të përmendim arsyet që na nxiten   të krijojme këtë faqe. Fillimisht, informimi I juaj I shpejtë dhe I drejtpërdrejt  na shtyu që të ndermarrim ketë hap.

Së dyti, dëshira jonë si Bashki që te krijojme një marrëdhënie transparente dhe efektive por edhe një komunikim interaktiv me qytetarët tanë ,është qëllimi kryesor I kësaj lëvizjeje.

Për ketë arsye, e pamë të domosdoshme që  ju te njiheni me vendimmarrjet tona në momentin e aprovimit ,  me përpjekjet tona  për të gjetur zgjidhje konstruktive në problemet kronike të cilat  përfshijnë minoritetin grek. Në menyrë  indicative, vërehet   se në fushën e punëve publike dhe infrastrukturës, tashmë jemi mobilizuar dhe realizojme  projekte  konkrete që janë në zhvillim e sipër.

Në përfundim, ne do të donim të theksonim se, sa përmes internetit  po aq  edhe nepermjet  veprimeve tona personale qëllimi tonë I vetëm dhe kryesor  është  përmirësimi I  cilësinës e jetës së të gjithë minoritetit grek.

Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj elektronike dhe   shpresojmë  të përmbushim  pritshmëritë tuaja  nëpërmjet faqes tonë të internetit, e cila  vazhdimisht do te  pasurohet  dhe  përditësohet.