Një ekip specialistësh nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë ishte sot në Bashkinë e Finiqit për të verifikuar në vend gjendjen në stacionin e policisë së Livadhjasë dhe të dëgjojë mendimin e autoritetit vendor për domosdoshmërinë e përmirësimit të rendit dhe të sigurisë.
Në zyrën e kryetarit të bashkisë z. Kristo Kiço, në prezencë të sekretarit të Përgjithshëm z. Lluci, të Drejtorit të Mbrojtjes së Territorit z. Vasil Valera dhe drejtuesit të Komisiariatit të Sarandës z. Syrja Bellaj, përfaqësuesit e ministrit, duke përcjellë interesimin e tij, deklaruan vendosmërinë e tyre për të bërë ndryshimin duke marrë masa jo vetëm për shtimin e personelit të policisë dhe infrastrukturës mbështetëse të saj por edhe për organizimin e punës në terren për parandalimin e veprave kriminale në zonë.
Kryetari i bashkisë ritheksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndryshimit të situatës për ngritjen e besimit të qytetarëve ndaj organeve të rendit dhe sidomos në zbulimin dhe kapjen e autorëve të veprave të vjedhjes duke krijuar shqetësim tek banorët.
Theksoi se këto vjedhje apo grabitje nuk duhen konsideruar si vepra të thjeshta por si krime të rezikshme që kanë prishur qetësinë e banorëve dhe zbulimi i tyre duhet të përbëjë objekt të hetimit të thellë pasi duket se shumë prej tyre frymëzohen nga qarqe që nuk duan paqen e minoritetit etnik grek.
Drejtori i Mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Finiqit zoti V. Valera, një oficer i lartë dhe me eksperiencë në polici, theksoi tek kolegët e tij nga Tirana se nga ana e policisë së shtetit , pavarësisht nga vështirësitë teknike, mund të ishin zbuluar më shumë ngjarjet e regjistruara gjatë një viti në bashkinë e Finiqit. Nevojitet vullnet dhe profesionalitet.
Komisari i Policisë së Sarandës në këtë mbledhje deklaroi se sot do të jepet tek stacioni i policisë së Livadhjasë një automjet për patrullimin e policisë në bashki ndërsa njëkohësisht vlerësoi edhe seriozitetin e situatës.

105934796_2645942459011919_734686027459256118_n

105988484_2645942515678580_1562644772037910624_n

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).