Bashkia e Finiqit do t’i japë fund arbitrariteteve nga banorë të bashkisë që abuzojnë me territoret publike , por dhe nga të ardhur që kullosin kopetë në ara dhe livadhe të bashkisë duke krijuar në vazhdimësi probleme kryesisht me vendasit.
Para pak ditësh në fshatin Ardhasovë Inspektori i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë rrëzoi dy ndërtime pa leje (dy stalla) të cilat ndodheshin vetëm 10 metra larg nga depozita qendrore e ujit të pijshëm të fshatit dhe përbënin vatër rreziku infektimi të ujit me shumë pasoja.
Ato u rrëzuan në bazë të ligjit 9780 të 16/07/2007 “Për inspektimin ndërtimor” i ndryshuar. Për ekzekutimit e vendimit bashkëpunuan inspektorët e mbrojtjes së territorit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit.
Shërbimet e Bashkisë do të vazhdojnë të ndërhyjnë dhe procedojnë çdo lloj arbitrariteti invaziv në territore publike (si fusha sportive, shkolla, ndërtime pa leje, mbyllje rruge, etj), fenomene të cilat do të përfundojnë me zbatimin e planifikimit urban që tashmë ka filluar bashkia për të gjitha fshatrat.
Bashkia Finiq i merr seriozisht dhe studjon denoncimet dhe kërkesat e banorëve për çdo abuzim dhe ndërhyrje që kryhet në territorin e tij.
Kjo përpjekje do të vazhdojë…

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).