-Luftë me koronavirusin dhe me vjedhësit-
Në respekt të plotë të masave mbrojtëse të vetë punonjësve por edhe të popullsisë së zonës nga Koronovirusi, administrata e bashkisë Finiq vazhdon punën e saj për të sensibilizuar qytetarët e moshës së tretë në të 58 fshatrat e saj dhe njëkohësisht ka ngritur grupet e patronazhit për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe ilaçe individëve të vetmuar apo të pamundur.
Në të pesë njësitë administrative janë vënë në dispozicion të publikut telefonat, automjetet dhe punonjës të autorizuar për të marrë informacion orë pas ore nga kryepleqtë e fshatrave por edhe nga çdo familje që përballet me këtë situatë të vështirë. Drejtoritë e Sherbimeve të Përgjithshme dhe ajo e Shërbimit Social kanë tashmë një hartë të plotë të problematikave në çdo skaj të territorit të bashkisë dhe kontribuojnë hap pas hapi për të lehtësuar zgjidhjen e tyre.
Policia bashkiake, që ditën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme është ndarë në dy grupe dhe krahas punës funksionale të saj, kryen së bashku me policinë vendore të shtetit patrulla në territorin e bashkisë.
Pavarësisht nga këto masa nëpër fshatrat e bashkisë Fini; nuk janë ndalur vjedhjet e shtëpive dhe të pronave. Mëngjesin e djeshëm në fshatin Janicat janë vjedhur pesë shtëpi, në fshatin Neohor një shtëpi, ndërsa sot në mëngjes u vodh shtëpia e Sotiri Papa në fshatin Pllakë.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço i kërkoi policisë së rendit të organizojë më mirë punën për parandalimin e këtyre rasteve duke shtuar patrullimin por edhe të vijojë me gjetjen e autorëve.

89737858_2563641767241989_4534817236384219136_o

90290651_2563641553908677_776172423715225600_n

90334226_2563641723908660_7713174141586636800_o

90344130_2563641287242037_6469097303356473344_n

90356738_2563641123908720_2619120449224704000_n

90359511_2563641577242008_6238537368643567616_n

90388890_2563641377242028_388085002824318976_n

90466434_2563641503908682_5875399112127414272_o

90477490_2563641823908650_2387217873375330304_n

90500113_2563641263908706_1482242949570887680_o

90567848_2563641457242020_6533667807324798976_n

90598829_2563641117242054_455914291753648128_n

89737858_2563641767241989_4534817236384219136_o

90206669_2563641367242029_2490126784436109312_o

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).